Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Homazhe në nder të Kalasë, kreu i GJKKO-së: Duhen godina të reja për gjykatat
erjon bani TIRANË- Kreu i GJKKO-së Erjon Bani mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një prononcim për mediat, Bani u shpreh se gjykatat kanë nevojë edhe për siguri. Bani tha se gjykatat kanë nevojë për godina të reja, pasi 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë. “Në 99% të gjykatave, nuk plotësohen kushtet e sigurisë. Asnjë gjykatë si plotëson kushtet e sigurisë pasi duhen ndërtuar nga filimi. Gjykatat duhet të kenë siguri. Pa pasur siguri, gjykatësi nuk ka si të marrë një vendim profesional. Gjykatat duhen ndërtuar nga e para, që të kemi godina të reja. Nuk mund të lihen gjykatat në këtë situatë. Kjo kërkon një analizë të thellë, gjykatësit do diskutojnë dhe do adresohen problemet në organet kompetente”, tha Bani.