Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë: Sapo u dha vendimi, Elvis Shkambi zbrazi armën
Kronikë E Mërkurë, 8 Tetor 2025 10:59 Të tjera dëshmi dalin nga ngjarja tronditëse e ndodhur dy ditë më parë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. Ervis Kurtaj, ishte njëri nga të plagosurit dhe dëshmitar kyç i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai ndodhej aty së bashku me babain e tij, Rakip Kurtaj, edhe ky i fundit i plagosur, si palë në procesin gjyqësor ku ishte edhe familja Shkambi. Ai tregon se ngjarja ndodhi në çastin kur gjyqtari shpalli vendimin në favor të tyre. “Në atë moment, Elvisi u ngrit nga vendi dhe i’u afrua gjyqtarit duke qëlluar disa herë me armë zjarri”, ka deklaruar Kurtaj. “Sapo dëgjova të shtënat, kapa...