Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ukraina vijon sulmet ndaj Rusisë, tre viktima dhe një i plagosur në ofensivën e fundit
Tre persona u vranë dhe një u plagos në sulmet ajrore ukrainase në rajonin rus të Belgorodit, njoftoi sot guvernatori rajonal. Më parë, agjencia e lajmeve RIA raportoi, duke cituar të dhëna nga Ministria ruse e Mbrojtjes, se forcat ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 53 dronë ukrainas gjatë natës. Një ditë më parë u raportua se një tjetër sulm i ushtrisë ukrainase kishte shkatërruar një rafineri naftë të Rusisë. Muajt e fundit rafineritë ruse kanë qenë në shënjestrën e ushtrisë ukrainase pasi shitja e naftës dhe gazit është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Moskën. Top Channel