Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në Kuvend, çështjet që do të diskutohen
Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohen një sërë mbledhjesh të rëndësishme parlamentare në kuadër të veprimtarisë së rregullt të organeve dhe komisioneve të Kuvendit. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se në qendër të diskutimeve do të jenë çështje me rëndësi të lartë politike dhe institucionale, përfshirë propozimet për ngritjen e disa komisioneve të posaçme, shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve të pavarura dhe diskutimin mbi projektligje me impakt në sektorët e mjedisit, drejtësisë sociale dhe administrimit territorial. Konferenca e Kryetarëve – Vendndodhja:Salla “Pjetër Arbnori”– Ora:09:001. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF...