“Kërkoni ndjesë publike”/ Emri i Enver Hoxhës në email-et e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj akuzon PS: Në grupin tuaj ka hetues të komunizmit

“Kërkoni ndjesë publike”/ Emri i Enver Hoxhës në email-et e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj akuzon PS: Në grupin tuaj ka hetues të komunizmit

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një email deputetëve pak ditë më parë, ku ka përfshirë edhe një listë me personalitetet e vendit që kanë lindur në muajin tetor dhe që duhen nderuar. Gjatë Konferencës së Kryetarëve, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj akuzoi deputetët e Partisë Socialiste, se në në grupin parlamentar të PS ka hetues të komunizmit, duke thënë: “Zoti Kryetar, një ngjarje e rëndë ka ndodhur këto ditë dhe ju nuk keni një qëndrim! Duket patetike të kujtoj se Enver Hoxha ishte tiran dhe sistemi i tij politik – tirani. Futja e tij në analet e Kuvendit të Shqipërisë është një fyerje dhe provokim ndaj martirëve, heronjve, të përsekutuarve, të gjithë atyre që kanë zgjedhur lirinë ndaj tiranisë, ndaj ndjenjës fisnike të...