Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

Homazhet për Astrit Kalanë, Sokol Sadushi: Siguria e gjyqtarëve është zero

sokol sadushi TIRANË- Janë duke u mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, homazhet në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo gjendje nuk mund të vijojë, pasi gjyqtarët kanë nevojë për siguri që të japin drejtësi. “Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme, siguria në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai. Homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja do të mbahen edhe në Shkodër, ku ai do...