Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Siguria përplas gjyqësorin me qeverinë, ja si Edi Rama hoqi efektivët e policisë dhe la gjykatat në mëshirë të fatit
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Tiranë ka hapur një përplasje të fortë mes gjyqësorit dhe qeverisë. Ngjarja makabre, ku gjyqtari u ekzekutua me tre plumba menjëherë pas shpalljes së një vendimi, ka zbuluar dështimin total të sistemit të sigurisë në gjykata. Dokumentet e publikuara nga KLGJ tregojnë se prej një viti me radhë, gjykatat kanë kërkuar shtimin e efektivëve të Policisë së Shtetit, por kërkesat janë refuzuar nga strukturat në varësi të Edi Ramës. Policia ka pranuar se nuk ka personel të mjaftueshëm për të ruajtur sallat e gjyqit, duke lënë trupën gjyqësore “në mëshirë të fatit”. KLGJ akuzon se paralajmërimet për rrezikun ishin bërë me shkrim që në nëntor 2023, por nuk u mor asnjë masë konkrete. Pas vrasjes...