Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gara për kreun e SPAK, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit, 4 prokurorë dorëzojnë aplikimet
Kjo e mërkurë (8 tetor) shënon afatin e fundit për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në garën për drejtimin e këtij institucioni, kanë dorëzuar dokumentacionet përkatëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokurorët Klodjan Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Pak javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pak muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani. Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Dumani u zgjodh për...