Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA dërgon luftanije në Venezuelë me pretekstin e luftës ndaj karteleve, a po kërkon Trump të rrezojë nga pushteti Maduron?
Justifikimi ligjor i qeverisë amerikane për vendosjen e anijeve luftarake në Detin e Karaibeve për të synuar trafikantët e drogës me bazë në Venezuelë ka ngritur shqetësime se Uashingtoni nuk do të ndalet këtu, por do të kërkojë të rrëzojë presidentin venezuelian, Nicolas Maduro. SHBA-të janë të angazhuara në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një memo të dërguar Kongresit javën e kaluar. Letra kishte për qëllim të ofronte justifikim ligjor për sulmet e nisura nga ushtria amerikane kundër motoskafeve që transportonin të dyshuar si trafikantë droge. Të paktën 21 persona janë vrarë deri më tani. Por ligjshmëria e këtyre operacioneve ushtarake, në ujëra të huaja ose ndërkombëtare, kundër të dyshuarve që nuk janë arrestuar ose...