Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Gaza, Hamasi kërkon lirimin e “Mandelës së Palestinës”
Hamasi ka kërkuar lirimin e Marwan Barghouti si pjesë e negociatave me Izraelin mbi listën e të burgosurve palestinezë që do të lirohen në këmbim të pengjeve që mbeten në Rripin e Gazës. Një ish-zyrtar i Fatahut, Marwan Barghouti u arrestua nga autoritetet izraelite në vitin 2002 dhe u dënua në vitin 2004 me pesë burgime të përjetshme për vrasje të lidhura me rolin e tij në Intifadën e dytë (2000-2005). Ai mbetet një figurë jashtëzakonisht popullore në rezistencën palestineze dhe quhet nga shumë njerëz “Mandela e Palestinës”. Bisedime indirekte kanë filluar që nga e hëna në vendpushimin egjiptian të Sharm el-Sheikh mbi planin e paqes të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili përfshin një armëpushim në Rripin e Gazës, kthimin e...