Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar, Nonda Kajno

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar, Nonda Kajno

Këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Kajno lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”. E nisi karrierën artistike në aktivitete kulturore lokale si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare dhe më pas krijoi kompozime origjinale duke sjellë këngë të dashura për publikun. “ Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur”, Pra zgjohu vajza ime” janë ndër krijimet e tij më të spikatura. Top Channel