Salla: 62 të rinj praktikë pune në institucionet e bujqësisë

Salla: 62 të rinj praktikë pune në institucionet e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi dje një takim me 62 praktikantët e rinj të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, që kanë nisur praktikën në MBZHR dhe institucionet e varësisë. Gjatë takimit, Salla bashkëbisedoi me praktikantët e rinj që kanë zgjedhur ta zhvillojnë këtë përvojë 3-mujore në sektorin e bujqësisë. “I inkurajova të japin maksimumin për të fituar përvojë praktike dhe për ta kthyer këtë mundësi në një urë lidhëse me tregun e punës”, tha Salla në një postim në rrjetet sociale. Sipas tij, vetëm gjatë viteve të fundit, 356 të rinj kanë zhvilluar praktikën në këtë sektor dhe 95 prej tyre janë punësuar me kontratë 1-vjeçare. Praktika 3-mujore, e njohur nga DAP si periudhë pune, lehtëson kalimin e të rinjve...