Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja përcillet sot për në banesën e fundit
Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet ditën e sotme për në banesë të fundit. Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00. Ndërkohë që pas homazheve kortezhi me trupin e pajetë do të niset drejt Shkodrës ku dhe do t’i jepet lamtumira e fundit Kalasë. Si ndodhi ngjarja e rëndë? Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks...