Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mblidhen 6 komisione dhe Konferenca e Kryetarëve, ja cilat janë kërkesat e PS dhe PD (AGJENDA)
Foto ilustruese TIRANË- Gjashtë komisione parlamentare dhe Konferenca e Kryetarëve do të mblidhen sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Pritet të shqyrtohet propozimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe 2 kërkesat e depozituara nga Partia Socialiste. Partia Demokratike ka depozituar kërkesën “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e dy Komisioneve të reja të posaçme, përkatësisht një për realizimin e Reformës Zgjedhore dhe tjetrin si Komision i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Rendi i ditës i Konferencës së Kryetarëve: 1. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit...