Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiropali ndaj komenteve për vrasjen e gjyqtarit: Po shfrytëzoni lirinë për të shkruar!
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës në Shkodër. Në një reagim publik në rrjetet sociale, Spiropali e cilëson “jashtëzakonisht tronditëse” përpjekjen për të glorifikuar aktin e rëndë dhe për të justifikuar vrasësin, ndërsa i bën thirrje shoqërisë për reflektim dhe përgjegjësi. “Jashtëzakonisht tronditëse është përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lumë komentesh të neveritshme në adresë të viktimës”, shkruan Spiropali. Ajo vë në dukje me shqetësim edhe komentet dhe reagimet në rrjete sociale, që sipas saj tejkalojnë çdo kufi etike e njerëzore. “Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve, duke shfrytëzuar lirinë e...