Gara për kreun e SPAK/ Sot afati i fundit për aplikimet e kandidatëve

Gara për kreun e SPAK/ Sot afati i fundit për aplikimet e kandidatëve

Ditën e sotme është afati i fundit i aplikimeve, për prokurorët që dëshirojnë të garojnë për kreun e SPAK. Janë konfirmuar në media gjatë kësaj kohe edhe emrat e dy prokurorëve që pritet të kandidojnë. Bëhet fjalë për Klodian Brahon dhe Adnan Xholin. Platformat e kandidatëve dorëzohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe më pas Komisioni për Zhvillimin e Karrierës verfikon nëse plotësohen kushtet nga kandidaturat. Më pas lista paraqitet në mbledhjen penare. Votimi për kreun e SPAK është i hapur. Nëse ndodh që ka kandidatë me numër të njëjtë votash, bëhet një raund i dytë votimi, vetëm për këta kandidatë. Mandati i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani përfundon në dhjetor të 2025.