Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD e PS kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme
Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike si dhe 2 kërkesat e depozituara nga Partia Socialiste. Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e dy Komisioneve të reja të posaçme, përkatësisht një për realizimin e Reformës Zgjedhore dhe tjetrin si Komision i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Ndërkohë Partia Demokratike ka depozituar kërkesën “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD. Mbledhjet e mëparshme të Konferencës së Kryetarëve janë shoqëruar me përplasje të forta mes palëve dhe me debate. Një çështje e ngritur vazhdimisht nga demokratët ka qenë ajo e zhvillimit...