Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, raporti: Kushtet nuk e mbështesin elektrifikimin, mund të bëhet më vonë

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, raporti: Kushtet nuk e mbështesin elektrifikimin, mund të bëhet më vonë

Kushtet aktuale ekonomike nuk e mbështesin një hekurudhë të elektrifikuar sa i takon projektit Durrës-Rrogozhinë por kjo mund të bëhet në një fazë të mëvonshme.Të paktën kështu argumentohet në një raport të rishikuar në gusht të këtij viti në funksion të projektit dhe të publikuar nga Hekurudha Shqiptare.Bëhet fjalë për përmbledhjen jo-teknike të azhornuar e cila lidhet me rindërtimin e kësaj linje. Të dhënat që kanë në bazë studimin e fizibilitetit të vitit 2018 dhe një seri dokumentesh të tjera të paketës mjedisore janë rifreskuar nga konsulenti ENOVA. Por çfarë thotë dokumenti lodhur me alternativat për këtë hekurudhë.“Studimi i Fizibilitetit (SFFS, viti 2018) vlerësoi dy alternativa: Rehabilitimin e hekurudhës brenda trasës ekzistuese; Përmirësimin e profilit në plan horizontal për të përmbushur standardet evropiane të shpejtësisë....