U përfol si kandidate e PD për Tiranën, Çepani: Njerëzit e donin. E pashë si vijimin e vizionit të Gertit

U përfol si kandidate e PD për Tiranën, Çepani: Njerëzit e donin. E pashë si vijimin e vizionit të Gertit

Aktivistja e shoqërisë civile, dhe një nga emrat më të komentuar si kandidate e PD-së për bashkinë Tiranë, Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë të bukur të gjithë situatën. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur. ”Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo. Nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte?...