“Përdor civilët si mburojë”/ Ambasadorja izraelite në Shqipëri: Hamas, qeveri që vret qytetarët e tij

“Përdor civilët si mburojë”/ Ambasadorja izraelite në Shqipëri: Hamas, qeveri që vret qytetarët e tij

Ambasadorja Izraelite në Shqipëri Galit Peleg në një intervistë për “ABC News” foli për konfliktin në Lindjen e Mesme. Ambasadorja Izraelite theksoi se vendi i saj ka pranuar të gjitha kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve Arabe, por Hamas kërkon që ti ndryshojë këto kushte. Peleg tha se Izraeli nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje nëse ajo nuk përfshin çarmatosjen e Hamas dhe largimin e këtij grupi terrorist nga qeverisja e Enklavës. “Hamas po ndalon ndihmën humanitare. Për një vit e 10 muaj konfiskoi çdo furnizim me ushqim. Ka njerëz që po vuajnë në Gaza? Po. Por kjo nuk ndodh sepse Izraeli nuk lejon ndihmën humanitare”, tha ajo. Gjatë intervistës, më tej theksoi se Hamas po përdor civilët si mburoja. “Hamas jo vetëm...