“Faji do i ngelë rojës”/ Ish-prokurori pas vrasjes së Kalasë: S’ka si i kontrollon 100 veta, veç po të jetë Spider-Man!

“Faji do i ngelë rojës”/ Ish-prokurori pas vrasjes së Kalasë: S’ka si i kontrollon 100 veta, veç po të jetë Spider-Man!

Avokati dhe ish-prokurori Ervin Karanxha ka reaguar pas vrasjes së rëndë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi një ditë më parë brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Karanxha ka hedhur dritë mbi problemet e thella që lidhen me kushtet e sigurisë në ambientet gjyqësore në Shqipëri. “Sikur të sigurojmë kushtet e sigurisë si në burg, nuk bëhen fare gjyqe,” tha Karanxha, duke ironizuar situatën. Sipas tij, nëse do të zbatoheshin masa ekstreme sigurie, atëherë seancat gjyqësore nuk do të mund të zhvilloheshin në mënyrë funksionale. “Një person nuk i kontrollon dot 100 vetë, është e pamundur. Vetëm po të jetë ‘Spider-Man’ mund t’i kapë të gjithë,” shtoi ai me tone kritike. Karanxha theksoi se nuk është e drejtë që fajësia për ngjarje...