Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekspozimi i përditshëm ndaj plastikës/ Eksperimenti i tre gazetarëve me byzylykët gjurmues të kimikateve zbuloi nivelin alarmant të ndotjes kimike që përjetojmë çdo ditë
Tre gazetarë të CNN nga New York, Londër dhe Hong Kong zbuluan ekspozim të lartë ndaj kimikateve të dëmshme që ndodhen në plastikë, pas një eksperimenti pesëditor me byzylykë specialë gjurmues. Analizat treguan se secili prej tyre ishte ekspozuar mesatarisht ndaj 28 kimikateve plastike, përfshirë ftalatet dhe bisfenolet, që njihen për ndikime të rënda në shëndetin e njeriut, nga sëmundjet kardiovaskulare, deri te problemet e fertilitetit dhe çrregullimet e zhvillimit tek fëmijët. Byzylykët prej silikoni, të dërguar nga një laborator kërkimor në Çeki dhe të siguruar nga organizata IPEN, janë krijuar për të imituar lëkurën dhe për të përthithur kimikate nga mjedisi. Ato përdoren vetëm për qëllime kërkimore dhe mund të identifikojnë deri në 73 lloje kimikatesh të lidhura me plastikën. Gazetarët i mbanin byzylykët...