Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Shi ca i bo qerxhiut, jo më ne’! Aldo Avdylaj, heq nga loja ‘ushtarin’, e vrau vetë Edmir Bregun, njoftoi ‘Rrumin’: Maroj shok
Aldo Avdylaj, Aleksandër Laho, Edmir Bregu dhe Ermir Dedja TIRANË-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e 2021, ku Astrit Avdylaj dyshohet se është porositësi i ekzekutimit në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Ky i fundit rezulton nga bisedat e zbardhura në SKY Ecc se përveçse organizator i vrasjes, dyshohet të jetë edhe gjuajtësi. Fillimisht u raportua se ekzekutorët e vrasjes së Edmir Bregut, ishin Alfred Doka, i shpallur në kërkim, dhe Ermir Dedja, i cili rezulton i vdekur. Por teksa prej muajit shtator deri në janar, nuk kishin arritur të lokalizonin shënjestrën, Elidon Avdylaj nipi i Astrit Avdylajt e mori përsipër vetë ekzekutimin. Sipas Aldos, ushtari i Avdylajve...