Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Lezhë, nis hetimi

Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Lezhë, nis hetimi

PAMJE NGA NGJARJA LEZHË-Një automjet tip “Volkswagen Golf” është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Mjeti i cili ndodhej i parkuar është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.  Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth. Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndodhej i parkuar në momentin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit./ZËRI