Trump takohet me kryeministrit kanadez, Presidenti i SHBA: Bisedimet tregtare janë të ndërlikuara, por Kanadaja do jetë shumë e lumtur me marrëveshjen

Trump takohet me kryeministrit kanadez, Presidenti i SHBA: Bisedimet tregtare janë të ndërlikuara, por Kanadaja do jetë shumë e lumtur me marrëveshjen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat tregtare janë “të ndërlikuara”, por se Kanadaja do të jetë “shumë e lumtur” me çdo marrëveshje në të ardhmen. Duke folur përkrah kryeministrit kanadez Mark Carney gjatë një takimi të përzemërt në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se kompanitë e makinave “dëmtojnë” SHBA-në duke ngritur operacione përtej kufirit, duke i vendosur dy fqinjët “në konkurrencë”. Carney tha se ishte i bindur se ata do të “merrnin marrëveshjen e duhur” nga SHBA-të, partneri kryesor ekonomik i Kanadasë. Figura kryesore e opozitës kanadeze, udhëheqësi konservator i opozitës Pierre Poilievre, kishte thënë se çdo gjë tjetër përveç një marrëveshjeje do të thoshte se vizita ishte një dështim. Gjatë vizitës së së martës në Shtëpinë e Bardhë, e dyta e Carney-t...