Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Udhëtoi 2.5 milionë kilometra me të/ Pronari që ende e nget makinën e tij ‘Beetle’ nga viti 1963
Albert Klein është një frymëzim i vërtetë për të gjithë entuziastët e makinave dhe për ata që duan të mësojnë si të kujdesen e të mirëmbajnë një automjet. “Insekti” i tij Volkswagen Beetle i vitit 1963 nuk është thjesht një makinë – për të, është një anëtar i vërtetë i familjes. Falë përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm, kjo makinë ka përshkuar plot 2.5 milionë kilometra, raporton City Magazine. Një arritje e rrallë që nuk mund të realizohej pa shumë dashuri dhe kujdes. Gjatë viteve, Alberti – me origjinë nga Shtutgarti, por me banim në Kaliforni – ka zëvendësuar shtatë motorë, tre transmisione dhe rreth 150 goma për ta mbajtur “insektin” në gjendje perfekte. Ai ka investuar mbi 38.000 dollarë (rreth 35.000 euro) në pjesë dhe...