Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“U ndamë në mënyrë të padrejtë…”/ Familjarja e gjyqtarit Astrit Kalaja ‘prek’ me postimin: Ishte gjithmonë pranë të tjerëve…
Reagime të shumta dhe ngushëllime të pafundme kanë ardhur prej ditës së djeshme për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra me tre plumba në gjoks nga Elvis Shkambi në ambinetet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ndër to ka reaguar edhe një prej të afërmeve të tij, e cila, me zemër të thyer, ka ndarë një shkrim për të ndjerin. “Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë. Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe...