Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Gati 2 orë me armë brenda gjykatës”, gazetari rrëfen të gjithë dinamikën si u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja
Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta solli në emisionin Off the record nga Andrea Danglli të gjithë dinamikën e krimit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja. “Autori i kësaj ngjarje të rëndë, 30-vjeçari Elvis Shkambi, së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, kishin seancën gjyqësore në orën 14:00 në Gjykatën e Apelit. Ata u paraqitën në këtë gjykatë 20 minuta para seancës, dhe në hyrjen ku futen qytetarët, pjesëmarrës në seancat gjyqësore, kaluan skanerin metalik me detektor. Megjithëse skaneri ka pulsuar dhe sinjalizuar për praninë e pajisjeve metalike, të dy kanë kaluar bashkë, por punonjësi i sigurisë, i ulur në karrige sipas pamjeve filmike të sekuestruara nga Policia e Tiranës, nuk ka bërë asnjë...