Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptari Pano Ruçi i jep fund grevës së urisë në Athinë, plotësohen kërkesat e tij
Pas 23 ditësh, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur ta ndalojë grevën e urisë, pasi autoritetet greke kanë pranuar të gjitha kërkesat e tij. Pano Ruçi kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij, Denis Ruçi, si dhe kryerjen e ekzaminimeve të specializuara për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë tensioni dhe përpjekjesh të vazhdueshme nga ana e familjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes që çoi në vdekjen e të riut. “Drita mund ta mposhtë errësirën. Sot është dita e fitores së të mirës mbi të keqen. Një person me të gjithë të drejtën në anën e tij mund të mposhtë mekanizmat më të pamëshirshëm”, tha avokatja e tij, Zoe Konstantopoulou. Në deklaratat e tij më herët sot,...