Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngjarje e rëndë/ Ballkoni i një apartamenti shembet në rrugë (Detaje)
Pasditen e sotme është shembur ballkoni i një banese në Greqi, në një rrugë qendrore në Lavrio, konkretisht në kryqëzimin e rrugëve “Fokionos Negri” dhe “Agia Paraskevi”. Sipas raportimeve, nuk ka të lënduar por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Ndërkaq për këtë ngjarje, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë verifikime për të gjetur persona të mundshëm të bllokuar nën rrënoja.