Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Partia Socialiste dërgon padi në KQZ për teknologjinë dhe afatet

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Partia Socialiste dërgon padi në KQZ për teknologjinë dhe afatet

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit (Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë), të planifikuara për datën 9 nëntor 2025, duket se do të hyjnë fillimisht në një betejë gjyqësore, para se të zhvillohen në terren. Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar një padi zyrtare ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionit Rregullator pranë tij, në Gjykatën Administrative të Apelit. Objekti i padisë është mosmarrja e vendimeve thelbësore që PS i konsideron të domosdoshme për garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të drejtë.Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata Administrative e Apelit, ditën e nesërme, më 8 tetor 2025, në orën 09:00, do të hidhet shorti për përzgjedhjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë këtë çështje në Kolegjin...