Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrugëtimi i ish-gardistit Gramoz Sako, nga ‘arrest shtëpie’ tek kandidatura për Bashkinë e Tepelenës
Gramoz Sako, ish-komandant i Gardës së Republikës, tashmë kandidat i PS për Bashkinë e Tepelenës, po ngre shumë pikëpyetje për figurën e tij publike. Një dokument i Komisionit të Vlerësimit në kuadër të procesit të Vettingut në Polici ka zbuluar një sërë problematikash që lidhen me pasurinë dhe konfliktin e interesit, çështje që, sërish nuk penguan rrugëtimin e tij drejt kandidimit politik. Në shkurt të vitit 2020, trupa e vlerësimit, e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska dhe Artur Baku, ka konstatuar se Sako nuk ka qenë i saktë në deklarimin e pasurisë.Asokohe deklarohej se Sako zotëron një apartament në emër të bashkëshortes dhe ka marrë një kredi 3 milionë lekëshe për blerjen e tij, të shlyer për vetëm tre vite. Në deklarimet zyrtare,...