I biri vdiq në tragjedinë e trenave, trupi do të zhvarroset për ekzaminime.. Pano Ruçi fiton “betejën”, pranohen kërkesat

I biri vdiq në tragjedinë e trenave, trupi do të zhvarroset për ekzaminime.. Pano Ruçi fiton “betejën”, pranohen kërkesat

Prokurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga Pano Ruci, babai i një prej viktimave, Dennis Rucit.  Vendimi vjen si rezultat i kërkesave të përsëritura për hetim të plotë mbi shkaqet e vdekjes së të afërmve, përmes analizave toksikologjike dhe biokimike që nuk ishin kryer më parë. Kjo përfshin edhe rastin e 23-vjeçarit Dennis Ruci, për të cilin babai i tij, Pano, ka qenë në grevë urie përballë Parlamentit grek, duke kërkuar drejtësi.  Zyra e Prokurorit nxori nga arkivat një dosje të mëparshme që lidhej me mjekët ligjorë, në të cilën ofrohej një bazë ligjore për të lejuar zhvarrimin dhe analizat, siç kishin kërkuar familjet Ruci, Aslanidis, Karystianos dhe Konstantinidis. Kjo çështje ishte më parë arkivuar, por tashmë është rihapur...