Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vetura e parë në botë me Inteligjencë Artificiale po vjen
Jetojmë në një kohë interesante. Inteligjenca Artificiale është bërë një pikë kryesore fokusi, me shumë njerëz të shqetësuar se si teknologjia e re mund të ndikojë në jetesën e tyre gjatë viteve të ardhshme. Deri më tani, nuk kemi parë përdorim të gjerë të Al në dizajnin e automobilave. Disa kompani e kanë provuar këtë ide – si Alpine që mbështetet në Al për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të dizajnit. Por, Vittori, një startup amerikan, pretendon të prodhojë “hiperveturën e parë me Al” në botë. Edhe pse kompania ngurron të përmendë Al konkretisht kudo në materialet e saj zyrtare – është e qartë. Vittori thotë se automjeti përdor “teknologji të së ardhmes” në zhvillimin e tij. E projektuar në bashkëpunim me Pininfarina, hipervetura...