Vuçiç: S’kemi çfarë të diskutojmë më me SHBA-në për sanksionet ndaj NIS-it

Vuçiç: S’kemi çfarë të diskutojmë më me SHBA-në për sanksionet ndaj NIS-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Beogradi do të diskutojë me Rusinë, e cila ka shumicën e pronësisë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), lidhur me zgjidhjen e problemit të sanksioneve amerikane ndaj kësaj kompanie. “Nuk kemi më çfarë të diskutojmë me amerikanët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur qëllimin e tyre dhe Evropa do të mbështesë sanksionet amerikane”, tha Vuçiq më 7 tetor në Beograd. Sanksionet amerikane ndaj NIS-it hyjnë në fuqi më 8 tetor. “Jam i sigurt se pas një kohe të shkurtër JANAF-i do të ndalojë furnizimin me naftë. Shpresoj që NIS-i të mos shkarkojë një numër të madh punonjësish”, shtoi Vuçiq. Si problem tjetër, Vuçiq përmendi sistemin financiar-bankar, i cili, sipas tij, nuk do të negociojë me NIS-in...