Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sapo ishte zgjedhur kryebashkiake, si paraqitet gjendja shëndetësore e 57-vjeçares së plagosur jashtë shtëpisë/ Reagon kancelari gjerman: Kemi frikë…
Kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit gjerman Herdecke, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një sulmi me thikë jashtë banesës së saj. Iris Stalzer, 57-vjeçare dhe nënë e dy adoleshentëve, u gjet me plagë që rrezikonin jetën, në qytetin Herdecke të rajonit Ruhr në Gjermani. Ajo u transportua me helikopter në spital, njoftoi policia për CNN. Kancelari Friedrich Merz reagoi ndaj ngjarjes duke e quajtur “një krim të tmerrshëm”. “Ne kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së sapozgjedhur, Iris Stalzer, dhe shpresojmë për një shërim të plotë. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e saj,” shkroi Merz në rrjetin social X. Stalzer, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë, u zgjodh kryebashkiake e Herdecke në raundin e dytë të zgjedhjeve...