BIRN: Qeveria paguan faturën e vizitës ‘pa protokoll’ të Eric Adams në Shqipëri

BIRN: Qeveria paguan faturën e vizitës ‘pa protokoll’ të Eric Adams në Shqipëri

Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams po udhëton me helikopter ushtarak dhe me shpenzimet e qeverisë nëpër Shqipëri, ndërkohë që kryeministria nuk bën publike arsyet e vizitës së tij. Nga Blerina Gjoka-BIRN Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtrisë shqiptare në qytetin e Vlorës dhe më pas u akomodua në vilën qeveritare në bregdet, ndërsa qeveria shqiptare nuk bëri asnjë njoftim mbi vizitën e tij në Shqipëri. Vetë Adams njoftoi në platformën X udhëtimin, duke përfshirë foto me kryeministrin Edi Rama dhe disa biznesmenë të rinj. ‘Diskutuam lulëzimin e komunitetit shqiptar në qytetin e New York dhe se si ne mund të zhvillojmë marrëdhënie të forta biznesi me vendlindjen e tyre,’ shkroi Adams. Në...