Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Lihtenshtejni, shteti i vogël i vendosur mes Zvicrës dhe Austrisë, po kërkon punëtorë nga vendet e Europës përmes rrjetit EURES (Shërbimi Europian i Punësimit). Me të ardhurat për frymë më të larta në botë, vendi po tërheq vëmendjen për pagat e larta dhe kushtet e favorshme të punës. Pagat mesatare variojnë nga 2.600 euro në muaj për punët bazike deri në 7.200–10.000 euro për pozicionet e kualifikuara. Në disa raste, kompanitë ofrojnë edhe akomodim falas për punonjësit. Pozicionet përfshijnë profesione të ndryshme, nga punonjës pastrimi dhe parukierë, deri te punëtorë logjistike dhe profesionistë të sektorëve teknikë e financiarë. Kushti kryesor është njohja e gjuhës gjermane, megjithëse nuk është detyrim i plotë. Si anëtar i Zonës Ekonomike Europiane (EEA), Lihtenshtejni kërkon leje qëndrimi, e cila mund...