Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ekzekutimi Artur Tushit në Kolumbi, detaje të reja nga hetimi: Autori venezuelian u pagua në dollarë
Detajet e reja dalin në dritë për Artur Tushin, 44-vjeçarin shqiptar që u ekzekutua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë pranë banesës së tij në Medelin, Kolumbi. Autori i krimit, një 35-vjeçar venezuelian, u arrestua 19 kilometra larg vendit të ngjarjes. Policia kolumbiane njoftoi se vrasësi ishte paguar në dollarë, ç’ka ngre dyshime se krimi lidhet me përplasje kriminale në qytet. Artur Tushi, i njohur në Shqipëri me nofkën Qoti, ishte me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. Në vitin 2017, gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Itali, ai u rrëmbye në zonën mes Fushë-Milotit dhe fshatrave pranë rrugës kombëtare Milot–Burrel, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij, e cila më pas u braktis në vendin e ngjarjes. Sipas Policisë Shqiptare, disa...