Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Shoqata Europiane: Akt tronditës, kërkojmë sqarime. Jemi të gatshëm për çdo ndihmë
Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, gjatë ushtrimit të detyrës. Në një mesazh zyrtar drejtuar Shoqatës Shqiptare të Gjyqtarëve, bordi i EAJ shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe indinjatën e thellë për këtë akt të paprecedentë, duke garantuar mbështetje të plotë dhe solidaritet me kolegët shqiptarë në këtë moment të vështirë për drejtësinë. “Në emër të Bordit të EAJ, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidaritetin tonë të plotë për këtë humbje të rëndë,” – thuhet në deklaratë. Në mesazhin e tyre drejtuar gjyqtarëve shqiptarë, përfaqësuesit e Shoqatës Europiane shprehen të tronditur nga lajmi i dhimbshëm dhe...