Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Quajeni Zelenskyn shqiptar”/ Politico i bën jehonë kandidaturës së Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës…
“Quajeni Zelenskyy-n shqiptar” – kështu e nis artikullin e saj media prestigjioze ndërkombëtare Politico, duke iu referuar kandidaturës së satiristit të njohur shqiptar Florjan Binaj për postin e kryebashkiakut të Tiranës. I famshëm për imitimet e tij të Kryeministrit Edi Rama dhe për rolet e shumta në ekran, Binaj ka shpallur të shtunën kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor në kryeqytet, pas largimit të Erion Veliajt nga detyra pas arrestimit për korrupsion dhe shpërdorim detyre – akuza që ish-kryebashkiaku i mohon. Mbështetja për kandidaturën e Binajt ka ardhur nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e ka përshkruar atë si një “aktivist të paepur” dhe “avokat të qytetarëve kundër korrupsionit”. Berisha, vetë i përfshirë në një betejë ligjore me drejtësinë, u ka bërë thirrje të gjitha partive opozitare dhe...