Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mllefi ndaj gjyqtarëve është pasojë e shtetit që dështoi”, Bylykbashi: Politika të ndalet dhe të reflektojë
Pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë ushtrimit të detyrës, deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri TV, duke e quajtur ngjarjen një alarm të fortë për gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe perceptimin që qytetarët kanë ndaj tij. Sipas Bylykbashit, në shoqëri është krijuar një mllef i rrezikshëm ndaj gjyqtarëve dhe magjistratëve, i cili, pavarësisht shkaqeve, është krejtësisht i papranueshëm.Deputeti theksoi se ky mllef është shndërruar në forma të rënda reagimi publik, që në disa raste shkojnë deri te mallkimet dhe vetëgjyqësia, çka sipas tij, përbën rrezik për rendin moral dhe shoqëror. “Ka një mllef të tmerrshëm mbi gjyqtarët, mbi magjistratët që është...