Gazment Bardhi: Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet, manipuloi vrasjen e gjyqtarit – shteti në kolaps sigurie

Gazment Bardhi: Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet, manipuloi vrasjen e gjyqtarit – shteti në kolaps sigurie

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të qeverisë mbi vrasjen tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ai akuzon Kryeministrin dhe Ministren e Brendshme për manipulim të qëllimshëm të së vërtetës, duke fshehur përgjegjësinë e Policisë së Shtetit në sigurinë e institucioneve gjyqësore. Bardhi thotë se deklaratat e qeverisë pas ngjarjes janë gënjeshtra të rënda dhe dizinformim publik, të bëra për të mbuluar paaftësinë institucionale dhe papërgjegjshmërinë që çuan në këtë tragjedi. “Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme pretendoi se Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Të dy gënjyen publikisht, me qëllim fshehjen e rolit të Policisë në dështimin tragjik të ruajtjes së rendit,” – deklaron...