Konflikti mbi pronën që i kushtoi jetën gjyqtarit: 30 vjet vendime gjykatash të kundërta dhe përplasje institucionesh

Konflikti mbi pronën që i kushtoi jetën gjyqtarit: 30 vjet vendime gjykatash të kundërta dhe përplasje institucionesh

Vendime gjykatash që kundërshtojnë njëra-tjetrën, dhe përplasje institucionale për ekzekutimin e vendimeve që zgjasin me vite të tëra. Konflikti për pronën në Shkodër që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, rezulton të jetë një sagë e vërtetë procesesh gjyqësore. Një kalvar gati 30 vjeçar ku janë përfshirë disa palë, që nga Komisioni i Kthimit të Pronave në Shkodër, te Zyra e Përmbarimit, familja e Gjon Shkambit dhe banorët e vendosur në godinën e ish shkollës së Rezervave në Shkodër. Një vendim i 05 korrikut 1996 i Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave të Shkodrës e njeh zyrtarisht familjen Shkambi si pronare të sipërfaqes 4053 m² në lagjen “Skënderbeg” të qytetit, të cilin komunizmi e kishte zaptuar dhe kishte ndërtuar aty...