Vrasja e gjyqtarit/ Avokati: Fisi Shkambi ka vepruar si grup kriminal. Autori i ka ‘çelësat në det’, nuk shpëton nga burgu përjetë..

Vrasja e gjyqtarit/ Avokati: Fisi Shkambi ka vepruar si grup kriminal. Autori i ka ‘çelësat në det’, nuk shpëton nga burgu përjetë..

Avokati Saimir Visha e konsideron ngjarje tepër të rëndë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës.  Në një lidhje live nga SHBA për emisionin “Frontline” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, avokati Visha theksoi se pavarësisht që e vrau Elvis Shkambi, ky fis, sipas tij, ka vepruar si grup kriminal pasi mund të kenë nxitur autorin.  Avokati e konsideron të papranueshme ngjarjen, duke thënë se gjykatësi nuk mund të preket në asnjë rrethanë, por palët e pakënaqura nga vendimi mund të vijojnë çështjen në një tjetër shkallë të gjyqësorit.  Sa i përket autorit Elvis Shkambi, avokati Saimir Visha shprehet se nuk i shpëton dot burgimit të përjetshëm me aktin që ka kryer.  “Ne si Shoqatë e Avokatëve Penalistë jemi të shqetësuar. Nuk është ngjarje e rëndë, është ngjarje e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur...