Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: PD ruajti deputetët nga frika se nuk fitojnë

Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: PD ruajti deputetët nga frika se nuk fitojnë

Analisti Fatos Lubonja komentoi qasjen e PD-së për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku do kandidojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu, aktori Florian Binaj nën siglën e demokratëve dhe aleatëve të saj.  Lubonja e shikon me dyshim këtë kandidim, pasi më tepër i duket sikur PD kërkon të ruajë figurat dhe deputetët e saj nga kandidimi pasi është e sigurt humbja dhe zgjodhi të konsumojë një figurë jashtë politike.  “E shikoj një ndjenjë nevojë për tu bashkuar. Merret rasti i Tiranës si provë. Pastaj është vizioni. Mendoja se në bashkim do hynte dhe Lëvizja Bashkë. Tendenca për bashkim më duket pozitive, por shohim edhe dështimin aty. Ai që hodhi idenë e parë është tërhequr se kërkonte një kandidat tjetër. Pastaj çështje tjetër çfarë tregon me këtë partia më e madhe, PD.  Hapet vërtet? Apo ruhen kandidatët...