“Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm dhe të dorëhiqet Koçiu”, vrasja e gjyqtarit, Salianji: Dështim i shtetit

“Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm dhe të dorëhiqet Koçiu”, vrasja e gjyqtarit, Salianji: Dështim i shtetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj ish-ministrave të Brendshëm, për shkak të dështimeve në garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore dhe mbrojtjes së magjistratëve nga Policia e Shtetit. Kjo thirrje vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra në detyrë gjyqtari Astrit Kalaja. Si anëtar i Kryesisë së PD-së, Salianji ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e cila deklaroi se Policia nuk kishte përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Përmes një reagimi në Facebook, Salianji ka komentuar gjithashtu një shkresë të publikuar sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), që lidhet me masat që duhet të kishte marrë Policia e Shtetit për ruajtjen e...