Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Çmimin Nobel për Fizikë e fitojnë tre shkencëtarë të mekanikës kuantike
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale. “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend se kjo mund të më sillte një Çmim Nobel”, tha Clarke përmes telefonit në konferencën për shtyp të Nobelit të martën. “Po flas përmes celularit tim dhe besoj se edhe ju po ashtu dhe një nga arsyet themelore pse funksionon telefoni celular është pikërisht e gjithë kjo punë”, tha ai. Sjelljet e mekanikës kuantike janë të studiuara mirë në nivel jashtëzakonisht të vogël – të atomeve dhe grimcave nënatomike – por, shpesh...