Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            “Vrasja në Gjykatë”, Salianji kërkon dorëheqjen e Koçiut dhe hetim për ish-ministrat
                            Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si “dështim të shtetit” dhe “moment për përgjegjësi politike”. Në një postim në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD-së kërkon që ish-ministrat e Brendshëm të merren nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa i bën thirrje ministres aktuale të Brendshme, Albana Koçiu, të japë dorëheqjen. Postimi i plotë i Ervin Salianjit në Facebook: “Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar. Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës. Ish-ministrat e...