Apeli u ankua për sigurinë pas kërcënimit të gjyqtarëve në 2023: Shteti duhet të garantojë rendin gjatë seancave (LETRA)

Apeli u ankua për sigurinë pas kërcënimit të gjyqtarëve në 2023: Shteti duhet të garantojë rendin gjatë seancave (LETRA)

Një ditë më parë, në sallën e gjyqit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u vra me armë gjykatësi Astrit Kalaja, duke dëshmuar dështimin tërësisht të masave të sigurisë.  Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi sot pas mbledhjes së jashtëzakonshme që bëri se në nëntor të vitit 2023 i kishte kërkuar Policisë së Shtetit shtimin e punonjësve për të garantuar sigurinë edhe brenda ambienteve të gjykatave. Por Policia e Shtetit iu përgjigj duke thënë se nuk ka staf për të përmbushur këtë kërkesë.  Por para kësaj kërkese, ka qenë vetë Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që i dërgoi një letër më 20 tetor 2023 KLGJ-së, duke i kërkuar shtimin e masave të sigurisë me efektivë të...